Lionel
Messi udhëtoi në
Dubai duke përfituar nga dy ditë pushimi që Quique Setién u ka dhënë stafit për të përmbushur disa angazhime për reklamat.
Argjentinasi është ambasador për Expo 2020, i cili do të mbahet në muajt e ardhshëm, nga tetori i këtij viti deri në prill 2021, në
qytetin e Emirateve Arabe.
Messi, i cili pati këtë udhëtim të planifikuar për një kohë të gjatë, tashmë ka bërë disa video promovuese të ngjarjes së rëndësishme dhe
historike. Ai u nis mbrëmë për në
Dubai.
Kapiteni do të kthehet në Barcelonë, megjithatë, me kohën që të jetë i pranishëm këtë të martë në ora 18:00 në
Qytetin Sportiv të Sant Joan Despí për të filluar përgatitjen e takimit kundër Eibar të shtunën tjetër në ‘Camp Nou’.
Shtuar më 17/02/2020,
ora 18:24