Messi: Vështirë të gjesh trajner si Guardiola
Guardiola - Messi
Ylli i Barcelonës, argjentinasi Lionel Messi ka gjetur sërish kohë për të folur rreth së ardhmes së trajnerit katalanas, Josep Guardiola, kontrata e të cilit me klubin blaugrana ende nuk ka ardhur dhe sipas zërave që qarkullojnë në media ky do të jetë sezoni i fundit i Pep në Camp Nou.

Por një largim i tij nga Barcelona nuk i pëlqen 3 herë fituesit të Topit të Artë Lionel Messi i cili mendon se nuk mund të gjendet një tjetër teknik si Guardiola.

“Do të ishte vështirë për të gjetur një zëvendësues për Guardiolën. Barcelona nën drejtimin e tij ka luajtur mjaft mirë në këto katër vit. Për mua është e rëndësishme që ai të firmos kontratën e re më Barcelonën”, ka thënë Messi. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2012, ora 09:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori