Messi, "xheloz" për rinovimin e CR7-ës
Për të gjithë të dashuruarit e futbollit, Lionel Messi është i paçmueshëm, por vetë argjentinasi kërkon t’i vendosë vetes një çmim, dhe ai duhet të jetë më i lartë se ai i portugezit Cristiano Ronaldo. Kontrata e re e firmosur nga ylli i Real Madrid, e ka bërë katalanasin të rrudhë buzët, aq sa sipas asaj që raporton e përditshmja "AS", mbështetur në burime pranë klubit të Barcelonës, argjentinasi do t’i kërkojë klubit të rishikojë pagën e tij, prej 12.5 milion eurosh në sezon.

Sipas asaj që mësohet Messi duke qënë futbollisti më i mirë në botë, pretendon dhe që të jetë më i paguari dhe për momentin diference prej 4.5 milionë euro mes tij dhe Ronaldos, është një shumë që s’mund të kalojë pa u vënë re.

Argjentinasi firmosi vetëm vitin e kaluar kontratën e re me Barcën, dhe në atë kohë marrëveshja e arritur prej tij coi në trishtimin e Cristiano Ronaldos, ndërsa firma e hedhur së fundmi nga portugezi, duket se ka bërë argjentinasin të trishtohet, pavarësisht se për momentin arkëton rreth 35 milionë euro në vit, përfshi dhe të ardhurat nga reklamat.

Messi ka 100 % të drejta mbi imazhin e tij, ndërkohë që CR7 aktualisht zotëron vetëm 40 %, 40 % i ka klubi ndërsa 20 % janë në zotërim të agjentit të tij Jorges Mendes.

Gjithsesi në "Camp Nou" janë gati të bëjnë një tjetër sakrificë financiare për të kënaqur Messin e tyre, në fund të fundit një yll i trishtuar në fushë nuk është ajo që i nevojitet një skuadre të madhe. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2013, ora 11:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori