Messi zgjedh 5 lojtarët më të mirë, përfshin dhe Ronaldon
Messi ka përfshirë veten dhe Ronaldon në pyetjen se cilët janë lojtarët më të mirët në planet.

Në një intervistë, Messi ka pranuar një pyetje shumë direkte dhe nuk ka hezituar të përgjigjet: Cilët janë më të mirët në botë sipas Leos? 10-shi magjik i Barcelonës ishte i qartë.

Ai zgjodhi pesë… por e vendosi edhe vetën dhe Cristiano Ronaldon me të tjerët. “Mbappé, Neymar, Hazard, Luis Suárez dhe Kun Agüero”, u përgjigj Messi.

Me të gjithë këta, Leo ka marrëdhënie të shkëlqyera – ka luajtur bashkë me Neymarin, tani në Paris Saint-Germain, me Agúeron, lojtar i Manchester City, luan së bashku te Argjentina dhe me Luis Suárez, shok në Barcelonë.

Messi në listën e tij shtoi edhe të riun e talentuar, Mbappé dhe yllin e Chelsea, Eden Hazard.

"Ishte bukur ta kemi Cristiano Ronaldon në La Liga, për prestigjin që ka dhënë. Pra, përfshirë mua dhe atë, më të mirët në botë janë Mbappe, Neymar, Hazard, Suarez dhe Kun".

Shtuar më 29/03/2019, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori