Messit nuk i mjaftojnë dy gola kundër Juventusit, UEFA nuk e përfshin në formacionin e javës (FOTO LAJM)

Nga njëra anë do të dukej e pabesueshme, por mungesa e lojtarëve kyç tek Juventus ka bërë që Messi të mos vlerësohej maksimalisht në atë ndeshje.

UEFA ka zgjedhur 11 futbollistët apo formacionin më të mirë të javës së parë të ndeshjeve të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Gjatë mesjavës, respektivisht të martën dhe mërkurën mbrëma u zhvilluar ndeshja e parë e sezonit të ri të Ligës së Kampionëve 2017/18.

Siç edhe pritej shumica e ndeshjeve u fituan nga skuadrat favorite, pa lënë shumë vende për befasi.

Megjithatë, formacioni i javës nga UEFA ka dhuruar befasitë e veta duke mos-përfshirë yje të mëdha si Lionel Messi, Neymar e Mbappe që patën paraqitje brilante.

Disa nga yjet që nuk mungojnë në këtë formacion dhe janë vlerësuar pozitivisht nga paraqitje janë: Cristiano Ronaldo, Harry Kane, Edinson Cavani, Joshua Kimmish, Sergio Ramos dhe Cesar Azpilicueta. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2017, ora 17:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori