Mesul Ozil bën gjestin e madh, dhuron 80.000 paund për Kryqin e Kuq Turk
Mesut Ozil ka bërë një gjest bujar për besimtarët mysliman në vendin e tij të origjinës, Turqi, të cilët janë në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Ozil vendosi të dhurojë 80.000 paund për Kryqin e Kuq Turk, para të cilat do të përdoren për të siguruar iftar për 16.000 myslimanë në rreth 2.000 familje në Turqi, por edhe në Siri.

"Ne të Kryqit të Kuq jemi pranë njerëzve në nevojë 365 ditë në vit. Sigurisht që kjo është e mundur falë dhurimeve të shokëve tanë filantropistë. Falë vëllait tonë Ozil, ne do të kemi mundësinë të dërgojmë paketa ushqimore për njerëzit në nevojë," tha Kerem Kinik, kreu i Kryqit të Kuq, për "Daily Sabah".
Shtuar më 03/05/2020, ora 08:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori