Mesut Ozil kthehet në "mollë sherri" për drejtuesit e Milanit
Pëlqej
Lajmet se lojtari më i paguar i Arsenal kërkon të largohet nga Anglia, ushqyen idenë e një transferimi me kosto jo shumë të lartë tek drejtuesit e Milan. Mediat italiane raportojnë se ishte pikërisht Paolo Maldini që kishte shprehur idenë e një transferimi të mundshëm.

Pas largimit edhe nga Kombëtarja, Ozil nuk po shfaq paraqitje bindëse edhe tek Arsenal. Vetë trajneri Unai Emery, kishte shprehur konsensusin e tij për largimin e futbollistit.

Por tek Milan, idea e Maldinit në rolin e drejtorit të strategjive sportive dhe zhvillimit, tek Milan ka hasur në pengesën e shefit ekzekutiv Ivan Gazidis.

30-vjeçari mund të ketë eksperiencën e duhur për klubin italian, por sipas Gazidis skuadra duhet të fokusohet tek të rinjtë, lojtarë që garantojnë të ardhme.

Shtuar më 18/01/2019, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori