Mesut Ozil, lojtari më i shpejtë që ka arritur 50 asistime në historinë e Premier Leagues
Mesut Ozil është bërë lojtari më i shpejtë për të arritur 50 asistime në historinë e Premier Leagues.

Mesfushori i Arsenalit krosoi një goditje të lirë në pjesën e parë të ndeshjes sot kundër Watfordit, të cilin Shkodran Mustafi e finalizo në gol.

Gjermani e ka vendosur veten si lojtarë më krijues në Evropë gjatë sezoneve të fundit dhe në 141 ndeshje në Premier League ka bërë 50 asistime.

Legjenda e Manchester United, Eric Cantona më parë kishte mbajtur rekordin, duke luajtur 143 ndeshje për të regjistruar 50 asistime.

Rekordi në Premier League i takon Ryan Giggs, i cili ka bërë 162 asistime gjatë kohës së tij në "Old Trafford".
Shtuar më 11/03/2018, ora 23:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori