Mesut Ozil thyen një rekord në Premier League
Pëlqej
Mesut ozil i cili shënoi gol kundër Leicester Cityt, ai bëhet lojtari gjerman që ka shënuar më së shumti në histori te Premier Leagues.

Me këtë gol, Ozil shënoi golin e 30 në karrierën e tij në Premier League, duke marrë vendin e parë si gjermani me më së shumti golahistori të ligës.

Mesfushori mori kryesimin pasi që ishte afër me Uwe Rosler dhe Jurgen Klinsmann, të cilët kishin shënuar 29 herë gjatë kohës së tyre në Premier Ligë.

Klinsmann fillimisht me Tottenham kishte pasur një sezon të mirë të shënimit të golave, ku kishte shënuar 21 gola gjatë sezonit 1994-95 dhe ende është njëri prej më të mirëve në histori të këtij klubi por edhe gjermanëve në Premier League.

Ai vazhdoi shënimin e golave edhe më 1997-98 kur u kthye në klubin e tij në Bayern Munich dhe më pas në Sampdoria.

Rosler shënoi 29 gola për Manchester Cityn gjatë viteve 1993 dhe 1996 me më së shumti gola, 15 gjatë sezonit 1994-95 para se klubit të binte nga liga një sezon më vonë.

Ai u kthye përsëri në Premier League si lojtar i Southamptonit në 2000, por dështoi për të shënuar në 24 ndeshje.

Listën prej top pesë golashënuesve janë edhe Robert Huth më 19 gola, Lukas Podolski më 19 dhe Michael Ballack më 17. Në total, 32 gjermanë kanë shënuar së paku një gol në historiPremier Leagues.

Goli i Ozil bëri që mesfushori i Arsenalit ta mbajë formën e mirë, pasi që deri me tani ai ka shënuar tre gola në katër ndeshjet e fundit në kampionat, më shumë se 22 paraqitjet e tij në ligë sezonet e kaluara.
Shtuar më 22/10/2018, ora 23:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori