Mezani komplimenton Kamzën: Na bëri të vuajmë
Pëlqej
Laçi triumfoi ndaj Kamzës, duke qenë i qetë për zonën europiane të renditjes, gjë që e kënaq edhe trajnerin vlonjat, Gentian Mezani.

Një fitore e vështirë dhe shumë e rëndësishme. Tani mund të përqendroheni te gara në Europë?

Mezani: Ishte një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë, pavarësisht rezultatit 2-0. Kamza luajti mirë futboll dhe u rreshtua mirë në fushë, duke na mbyllur hapësirat, ndaj mund të them se ishte një fitore e vuajtur.

Jeni në vendin e dytë me Kukësin. Si është atmosfera aty lart?

Mezani: Sa më lart të ngjitesh, aq më e vështirë bëhet për të qëndruar lart. Gjithsesi, skuadra është në moment të mirë dhe atmosfera në grup është shumë pozitive. Shpresoj që të mbetemi në këto pozita, por e di se duhet të punojmë shumë.

Ndonëse me një lojtar më tepër, vuajtët shumë për të zhbllokuar rezultatin…

Mezani: Kamza ishte shumë e vështirë për t’u çarë, por pati shumë rëndësi që gjetëm golin e parë nga krahët dhe tani duhet të shikojmë përpara, duke iu kënaqur këtij rezultati.

A e kishit menduar këtë ecuri, kur erdhët te Laçi?

Mezani: Absolutisht që jo, ndërsa tani po mundohemi ta mbajmë skuadrën me këmbë tokë, pasi kemi shumë djem të rinj. Futbollistët me eksperiencë po na ndihmojnë të mbajmë të përqendruar skuadrën. Nëse ne luajmë si në fazën e dytë, do të jemi skuadra për t’u mundur në Superiore, pa menduar të tejkalojmë masën. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2018, ora 17:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori