Mezani pas fitores me pëmbysje: Lushnja nuk ishte aq e lehtë sa e menduam
Pëlqej
Pas 3 pikshit të marrë në Lushnje, me nëj përmbysje Mezani pranon hapur se sfida nuk rezultoi aq e lehtë sa pritej, apo sa reflektohet në rezultat.

Fitore mjaft e vuajtur ndaj Lushnjës së vendit të fundit. Mos ndoshta skuadra e kishte nënvlerësuar këtë takim?

Mezani: E dinim që do të ishte e vështirë dhe ashtu rezultoi, pavarësisht rezultatit. Edhe këtë herë e nisëm lojën pa bindjen e duhur për të fituar dhe kjo na e komplikoi edhe më shumë punën. Këto ndeshje janë shumë të vështira për të motivuar skuadrën, pasi e marrin lehtë. Në pjesën e dytë e nisëm me tjetër ritëm dhe tjetër përqendrim, ndaj edhe arritëm të interpretojmë mirë sfidën dhe ta fitojmë.

Duke marrë shkas nga rasti me James, a është Uzuni një lojtar që mund të largohet për të mbushur arkat e klubit?

Mezani: Ndoshta, por Uzuni duhet të bëjë shumë mirë këtu, sepse është viti i parë që luan në Superiore. Duhet të ketë vazhdimësi dhe pse jo. Uzuni duhet të punojë jashtëzakonisht shumë. Cilësitë e tij janë shumë të mirë, por duhet të jetë i përqendruar të mbaroj këtë kampionat dhe të bëjë shumë mirë. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2018, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori