Mezani: Skënderbeut ia falëm vetë ndeshjen
Trajneri i Luftëtarit, Gentian Mezani ka folur për humbjen e skuadrës së tij, si dhe shkaqet që e çuan të humbisnin ndaj Skënderbeut

• Rastin e parë e patët ju, me Shkurtajn. Sa e qani rastin e fundit?

"Dominim do e quaja dhe me raste. Rezultati është i pastër dhe ju keni të drejtë të flsini kështu. Rastet më konkrete në pjesën e parë kanë qënë tonat, pavarësisht se Skënderbeu qarkulloi topin. Në pjesën e dytë duhet të ishim më të përqendruar si te goli i parë dhe te i dyti. Duhet ti evitonim rastet pa i hyrë shumë thellë aksioneve. Ja kemi dhuruar fitoren Skënderbeut.

• Gjendja psikologjike?

"Një trepiksh do na jepte shumë shpresë për vazhdimësinë, por kjo nuk do të thotë që ne nuk jemi optimistë. Kemi humbur vetëm një ndeshej, do të bëjmë më të mirën. Kemi disa ditë pushim dhe do të përgatitemi sa më mirë.

• Renditja… jeni poshtë për objektviat e skuadrës?

"Objektivi im është ndeshja e radhës. Duhet ti marrim një nga një. Nuk më kanë vendosur absolutisht asnjë objektiv. Objektivi i radhës është të lëvizim nga këto pozita që jemi. Do të mundohemi që të japim më të mirën dhe për të qenë më lart nga ky klasifikim ku jemi. Duhet t’i marrim një nga një sepse nëse do të marrim objektiva të mëdha, nuk mendoj se jemi në ato pozita për të vendosur objektiva madhore.

• Cfare i mungon kësaj skuadre që ti shprehë ato që ka në mëndje?

"Në këtë skuadër mungon lojtari që luan pasin final. Pa diskutim që na mungon. Shpresoj që sa më shpejt të afrohet Rocaj dhe ti zgjidhim këto probleme. I kam kërkuar skuadrës gjatë pjesës së parë të dilnim pak më lartë, por skuadra nuk e ka forcën që të bëjë atë që un kërkoj. Pas golin skuadra nuk pati shpejtësi për të reaguar. Jemi të ngadaltë për tyë reaguar. Nuk i kemi elmentët e duhur që të arrijmë të bëjmë një lojë. Duhet të përmirësohemi sa më shumë dhe të largohemi nga kjo pozitë. Këta lojtarë janë për tu vlerësuar maksimalisht, po japin shpirtin në fushë. Nuk duhet ti vendosim faje njeri-tjetrit. Kemi humbur një ndeshje nga dy episode që kanë qenë neglizhencë e jona dhe jo zotësi e kundërshtarit.

• 6 pikë në 8 javë janë shumë pak. Ka presion ose luhatje në skuadër?

"Unë mundohem që të mbaj ambjentin të qetë dhe në këto momente nuk jemi në pozita të mira. Skuadra ka bërë shumë humbje, të pafalshme ashtu si dhe kjo e sotmja. Në psikologjinë time nuk më intereson se kë kam përpara, Skënderebun, Kukësin, Kamza apo Flamurtari. Barazimi 0 me 0 në fushën tonë është humbje për mua dhe këtë sportistat e dinë shumë mirë. Shpresoj që të fitojmë herën tjetër. Më mirë të humbas një dhe të fitoj një se sa dy barazime njëra pas tjetrës. Shpresoj që të përmirësohemi", përfundoi Mezani.
Shtuar më 07/10/2018, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori