Mezani zgjedh faktor kryesor për humbjen lodhjen kundër Partizanit
Pëlqej
Trajneri i Laçit, Gentian Mezani shikon lodhjen në ndeshjen e Kupës se decizive në ndeshjen me Partizanin.

Si ndiheni pas kësaj humbjeje, ku rezultati duket i ekzagjeruar?
Mezani: Jam shumë i zhgënjyer, pasi pësuam golin e parë në një mënyrë shumë të papritur, pasi kishim punuar shumë në atë aspekt. Sa i përket pjesës tjetër mund të them se ndikoi edhe lodhja te skuadra, që ka luajtur shumë shpesh këto kohë.

Sa të kërcënuar ndiheni në garën për Europën?

Mezani: Kjo ndeshje mbaroi dhe ne duhet të mbledhim forcat dhe të përqendrohemi në fushë, pasi nuk mund të hedhim në erë sezonin në këto javë të fundit. Të gjitha skuadrat janë shumë të forta dhe Partizani sot e mori vendin e tretë, por javën tjetër mund ta humbë atë. Ne do mundohemi të bëjmë më të mirën, për të marrë sa më shumë pikë dhe për të realizuar objektivin.

A janë gati futbollistët tuaj për fundin e kampionatit?

Mezani: Në këtë fazë të kampionatit është eksperienca ajo që e bën diferencën dhe jo më kot Shtubina dhe Sefgjini kanë qenë më të mirët në fushë. Të tjerët janë djem të rinj dhe duhet të kuptojnë shpejt se si duhet të sillemi tani. Për takimin e sotëm mendoj se ndikoi edhe angazhimi maksimal me Kukësin, ku vrapuam shumë dhe shpenzuam shumë energji.

Javën tjetër dy ndeshje deçizive, me Luftëtarin për kampionat dhe Kukësin për Kupë. Ku do të përqendrohemi?

Mezani: Do t’i marrim ndeshjen një nga një dhe do t’i bëjmë hyzmetin ndeshjes në Gjirokastër, pasi i kemi të gjitha shanset për të synuar Europën nga kampionati. Pra, fillimisht mendojmë për Luftëtarin dhe pastaj për takimin me Kukësin. /albeu.com/
Shtuar më 08/04/2018, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori