Një i vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti në Kukës
Michael Phelps, rekordmeni më i ri i botës në not
Albeu.com
Michael Phelps ka thyer rekordin e vendosur në më shumë se 30-vite më par nga Mark Spitz në vitin 1972 me shtatë medalje të tilla.Rekordmeni më i ri në botë me medalje të arta është notari Michael Phelps, duke shënuar triumfin e tij të tetë në Lojërat Olimpike të Pekinit. Michael Phelps ka thyer rekordin e vendosur në më shumë se 30-vite më par nga Mark Spitz në vitin 1972 me shtatë medalje të tilla.
Phelps, që është 23 vjeç e fitoi medaljen e tij të tetë në stafetën 4x100m, gjatë të cilës garoi në krah të Aaron Peirsol, Brendan Hansen dhe Jason Lezak. Medalja e tij e tetë në këtë Olimpiadë e çon të 14 numrin e medaljeve të arta dhe në 16 numrin e përgjithshëm të medaljeve të fituara gjatë karrierës së tij, në një moshë kaq të re.
Fitorja në stafetën 4x100m përmblodhi një paraqitje të shkëlqyer të notarit amerikan që dominoi garat në pishinën Water Cube, ku vendosi edhe shtatë rekorde botërore.
"Pa ndihmën e shokëve të mi kjo nuk do të ishte e mundur. Unë pata mundësi të isha pjesë e tre stafetave, ne bëmë një përpjekje solide dhe dolëm si një ekip".- deklaroi i emocionuar pas fitores, ndërsa kërkonte takim me të ëmën.
Shtuar më 17/08/2008, ora 19:48
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori