Trukimet në futboll duket që kanë nisur që herët,
Michel Platini ka zbuluar një "
hile" që është bërë në hedhjen e shortit të Kupës së botës "Francë 1998".
Ish-presidenti i UEFA pohoi se francezët u ndihmuan dhe nga hedhja e shortit.
“Kur organizuam kalendarin ne bëmë një
hile, – tha
Platini për “France Bleu Sport”. – Nëse ne do të fitonim
grupin tonë dhe
Brazili do të fitonte
grupin e tij, atëherë nuk do të ndesheshim bashkë deri në finale.”
Franca ra në
Grupin C, ndërsa
Brazili në
Grupin A dhe në momentin që të dyja ekipet dolën në vendin e parë, plani i vendasve u quajt i suksesshëm. /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2018,
ora 15:14