Qytetari nga Kuçova kërcënon se do të hidhet nga shtylla
Michy Batshuayi dëmtohet në derbin Ruhrit, dhe mbyll sezonin

Pëlqej
Michy Batshuayi rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në Kupën e Botës “Rusi 2018” me Kombëtaren Belge. Sulmuesi i Borussias së Dortmundin, i huazuar në janar nga Chelsea, u dëmtua gjatë përballjes me Schalken në derbin e Ruhrit dhe informacionet që vijnë pas vizitave mjekësore nuk janë aspak pozitive.

“Sezoni im është mbyllur këtu,” – shkruante në Twitter sulmuesi belg, – “do të shihemi së shpejti.”

Në Gjermani nuk e përjashtojnë mundësinë se një pauze të gjatë, pasi dyshohet se ka thyerje të kaviljes pas përplasjes me Stambouli.

Batshuayi do t’u nënshtrohet ekzaminimeve më të thelluara, por fjalët e tij të para në rrjetet sociale nuk lënë vend për optimizëm.

Btashuayi ka mundur të shënojë 7 gola me fanellën verdhezi në 10 ndeshje të Bundesligës, ndërsa 2 gola të tjerë i ka realizuar në Europa League. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2018, ora 19:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori