Migjen Basha: Nuk jam përleshur me Memushajn
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Migjen Basha, ka mohuar shkrimet e mediave shqiptare se ai është përleshur me mesfushorin tjetër të Shqipërisë, Ledian Memushaj.

Basha është shprehur se këto janë vetëm spekulime. Ish anëtari i Torinos thotë se ka ndalur Memushaj në mënyrë të palejueshme, ku është ndëshkuar direkt me karton të kuq dhe ka lëshuar fushën në mënyrë sportive, përcjell Express.

“S’ka pasur kurrfarë përleshje mes meje e Memushajt. Është e vërtet që bëra faull dhe ai faull ke taktik, pasi Memushaj ishte nisur në drejtim të portës. Në këtë rast gjyqtari e teproi duke më ndëshkuar direkt me karton të kuq. Sidoqoftë, ai faull s’ka pasur lidhje me përleshje dhe s’ka ndodhur asgjë mes meje e Ledianit. Në foton që u publikua nuk jam as unë e as Lediani. Unë u largova nga fusha duke mos diskutuar me askënd”, ka thënë Basha në një intervistë për Express./Albeu.com/
Shtuar më 02/04/2016, ora 20:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori