Mihajlovic diagnostikohet me leukemi
Trajneri serb ka publikuar një lajm aspak i mirë për botën e futbollit. Ish futbollisti i Interit ka konfirmuar se po përballet me një sëmundje të rëndë.

50 vjeçari ka marrë drejtimin e Bolognas duke pasuar Pippo Inzaghi gjatë muajit janar, duke shpëtuar skuadrën nga zona e rrezikshme, shkruan Zëri.info.

Pas disa testeve mjekësore është diagnostikuar me kancer.

"Kisha temperaturë dhe testet e para nuk treguan asgjë, por mjekja nuk deshi të besojë se po bëhet fjalë vetëm për temperaturë. Ajo kërkojë teste shtesë dhe u kuptua që unë vuaj nga leukemia", ka thënë Mihajloviq para gazetarëve në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp të mbajtur sot.
Shtuar më 13/07/2019, ora 17:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori