Mihajloviç flet si ndihet pas presionit që po ushtrrojnë mbi të
E ardhmja e Sinisa Mihajloviç në stolin e Torinos, është e lidhur ngushtë me rezultatin e nesërm ndaj Cagliarit. Trajnëri serb e pranon momentin e vështirë, por premton se skuadra e tij do të japë maksimumin për të dalë nga kjo situatë.

“Nuk më pëlqen të bëj gjyq publik, por edhe unë marr pjesën time të përgjegjësive. I kam riparë ndeshjet e fundit, disa herë dhe mund të them se edhe unë kam bërë gabimet e mia, por në momente të vështira ekzaltohem dhe mund të nxjerr më të mirën time dhe të ekipit. Nesër pres në fushë 11 futbollistë, të gatshëm të japin jetën, për të marrë fitoren. Nuk e ndiej aspak presionin e humbjes së pankinës sepse jam në futboll prej 30 vitesh dhe e di se si funksionojnë gjërat”, tha trajneri serb i Torinos. /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2017, ora 17:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori