Mihajlovic: Itali-Serbi? Ndjeva hidhërim
Mihajlovic
Xhenova kundër Sampdorias së tij si serb dhe pesë ditë nga ngjarjet e ndeshjes Itali-Serbi. Sinisa Mihajlovic i pritur në Ferraris me Fiorentinën, kthehet të flasi për incidentet e të Martës me hidhërim dhe keqardhje. “Shkova në Xhenova me shpresën të shihja kombëtaren time dhe të shihja tek fitonte, dhe në të kundërt pashë ngjarje të turpshme dhe skena të dhunshme”, ka thënë Mihajlovic.

Ndërsa pyetjes që i është bërë nëse do ti trëmbet fishkëllimave të mundshme që mund të vijnë nga stadiumi ai i është përgjigjur: “Unë mund të kem frikë nga bombat, por asnjëherë nga fishkëllimat”, ka përfunduar trajneri i Fiorentinës.(albeu.com)
Shtuar më 16/10/2010, ora 15:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori