Mihajlovic tërbohet me Ajetin, ja nota që mori mbrojtësi shqiptar
Mbrëmë është mbyllur java e 26-të në Serinë A me ndeshjen Fiorentina–Torino, e cila përfundoi me shifrat 2-2. Në këtë përballje ishte titullar edhe Arlind Ajeti, por paraqitja e mbrojtësit shqiptar la për të dëshiruar.

Mihajloviç e mbajti vetëm 45 minuta në fushë, teksa në fillimin e së dytës e zëvendësoi që në dhomat e zhveshjes.

Pas ndeshjes mbrojtësi shqiptar u vlerësua me notën e dobët 4.5 nga Sportmediaset, teksa bëri shumë gabime që mund të kishin ndëshkuar skuadrën e tij, dhe nuk i dha aspak siguri ekipit të tij në prapavijë.


Shtuar më 28/02/2017, ora 09:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori