Mihajloviç zbulon prapaskenën me Juventusin: Isha në shtëpinë e Anjelit, por Konte na prishi punë
Juventusi është në kërkim të një trajneri pasi vendosi që të largonte Masimiliano Alegrin dhe të shumtë janë emrat që lakohen se mund të zënë vendin e Alegrit te stoli bardhezi. Një ndër to është edhe trajneri serb, Sinisa Mihajloviç i cili në të kaluarën ka qenë pretendent kryesor për t’u bërë trajner por gjithçka ndryshoi në pak ditë.

Këtë e ka zbuluar vetë serbi në një intervistë për mediat italiane duke rrëfyer edhe të vërtetën në lidhje me emërimin e tij në krye të stolit. Ai pranon se kishte takime dhe se gjithçka po merrte zgjidhje por në fund ishte Konte ai që prishi punë.

“Emërim te Juventusi? Nuk kam folur me askënd në lidhje me këtë temë. Kam folur vetëm me klubin tim dhe me presidentin për Bolonjan që më tha se do të investojë për të bërë një ekip që të luftojë për Europën. Tani do të shohim pasi do të flasim edhe me futbollistë që kemi.

Para 5 vitesh, shkuam me shtëpia e Anjelit me Nedved, Marotën dhe Paratiçin dhe gjithçka ishte gati të mbyllej por vetëm Konte nuk e dinte nëse do të largohej apo jo. Sampdoria më dha kohë për të vendosur ndërsa Juventusi nuk e zgjidhi dot me Konten për shtatë ditë kështu që u riktheva te Sampdoria. Një javë më pas, ata firmosën me Alegrin pasi Konte iku ndërsa tani nuk e di. Nëse ka një ofertë, fillimisht do të flas me klubin”, tha Mihajloviç.
Shtuar më 27/05/2019, ora 13:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori