Moment interesant ndodhi pas meçit të veteranëve legjendar të boksit,
Mike Tyson dhe Roy
Jones Jr përfundoi me barazim pas votimit të jurisë.
Pas meçit, mediat sociale shpërthyen nga reagimet e ndryshme të njerëzve të cilët thonin se
Mike Tyson e meritoi fitoren, transmeton lajmi.net.
Duke folur për "BTSport",
gazetari i bëri një pyetje interesante Roy
Jones se a kishte frikë se do të ndodhte ndonjë gjë dhe nuk vonoi reagimi i
Tyson i cili tha: "Pse e pyetni atë, duhet të më pyesni mua sepse nuk kam luftuar që 16 vite ndërsa ai vetëm që tre vite dhe të gjithë brengosën për të".
Ndërkohë
gazetari tha se: "Nuk mund të rrëzohet një
gjigant", por
Tyson u përgjigj: "Nuk jam ndeshur që 15 vjet, nuk jam
gjigant, jam një fillestar"./
Shtuar më 29/11/2020,
ora 12:43