Mikëpritja e Kosovës, dy yjet e Anglisë kanë disa fjalë speciale (FOTO LAJM)

Ben Chilwell së bashku me Harry Meguire janë larguar me përshtypjet më të mira nga Kosova.

Tifozët dardanë i ofruan lojtarëve anglezë një mikpritje të ngrohtë dhe të paharrueshme gjatë vizitës së tyre në Prishtinë në ndeshjen e fundit të eliminatoreve në Euro 2020

Mbrojtësi i Leicester City, Ben Chilwell shpërndau një shkrim të bukur të Meguire në Twitter, i cili lartëson kosovarët për mikpritjen.

Meguire i quajti kosovarët njerëz të dashur, Kosovën vend të bukur, të cilës i uroi shumë fat në të ardhmen.

"Kosovo ishte një kënaqësi - Faleminderit për mirëseardhjen e mahnitshme. Vend i bukur, njerëz bukuroshe. Fat i mirë në të ardhmen!"

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka thënë se ai dhe ekipi i tij nuk kanë përjetuar kurrë atmosferë si në Kosovë.
Shtuar më 18/11/2019, ora 15:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori