Lajme të këqija për Clarence Seedorf. Milani komunikon buletinin ku zbardhet edhe shkalla e dëmtimit të Mario Balotellit, i cili do të qëndrojë jashtë fushave për rreth 10 ditë. Sipas komunikatës, sulmuesi ka pësuar një dëmtim në shpatullën e djathtë por përjashtyihet mundësia e frakturës. Sipas mjekëve të skuadrës, mundësia që sulmuesi të rikthehet i disponueshëm edhe më shpejt se ky afat është e madhe por gjithçka do të konfirmohet gjatë ditëve të ardhshme.
Ndeshja me Atletico Madrid rezultoi jo pa
pasoja edhe për mbrojtësin Mattia De
Sciglio, i cili
vuan nga një dëmtim në kavilje por koha e rikuperimit të tij mbetet ende një mister. Për t’u rikthyer te Balotelli, Super-Mario do të humbasë ndeshjen e radhës kundër Sampdorias por me shumë mundësi edhe atë të 2 Marsit ndaj Juventusit. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2014,
ora 18:57