Milan, 146 milionë euro humbje
U zhvillua sot edhe Asambleja e Shoqërisë së Milanit, ku u zyrtarizua bilanci me rreth 146 milionë euro humbje, ndërsa për të rritur optimizmin mes ortakëve, mendoi Administratori i kuqezinjve, Ivan Gazidis.

Në fjalën e tij ai zbuloi strategjinë për të ngritur klubin kuqezi shumë shpejt në majat e Italisë dhe Europës, duke investuar në futbollistë të rinj, por edhe të tjerë me eksperiencë, që do të udhëheqin ekipin në fushë.

"Ne kemi investuar në shumë emra të rinj si Piatek, Paqueta, Bennacer, Leoa, etj., që përveç kontributit aktual, i pret një e ardhme e ndritur. Normalisht që u mungon diçka në aspektin e eksperiencës dhe për këtë do të investojmë në futbollistë me emër, që të japin një dorë në fushë. Elliot ka plan të rikthejë Milanin fitues shumë shpejt dhe të jeni të bindur që nuk do t’u duhen 10-15 vite për ta parë këtë", deklaroi Gazidis.
Shtuar më 28/10/2019, ora 22:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori