Milan është në kërkim të një portieri me eksperiencë, i cili mund të zëvëndësojë sezonin e ardhshëm Christian Abbiatin jo më në formën e dikurshme. Pas dështimit me brazilianin Julio Cesar klubi kuqezi po shqyrton edhe dy pista të tjera, që lidhen me portierin e Real Madrid Iker Casillas, të cilin "Djalli" mund ta kërkojë që në merkaton e janarit.
Por sipas shtypit rus, emri më i fundit në axhendën e Milan është ai i Igor Akinfeev, portierit 27-vjeçar të CSKA Moskës, të cilit i skadon kontrata me klubin moskovit verën e ardhshme dhe që mund të largohet që në janar nga Rusia me një vlerë të arsyeshme për klubin milanez. /albeu.com/