Milan, 3 kandidatë për krahun e majtë (FOTO LAJM)

Davide Santon - Newcastle
Pas mbërritjes së Adil Rami dhe afrimit të Keisuke Honda në merkaton e janarit, Milan po shqyrton edhe mundësinë e përforcimit të krahut të majtë të mbrojtjes. Ignazio Abate vështirë se mund të rinovojë kontratën me kuqezinjtë, çka mund të sjellë që krahu i djathtë ti kalojë Mattia De Sciglio.

Aktualisht 3 janë kandidatët më të mundshëm për të veshur fanellën e "Djallit" vitin e ardhshëm, 3 mbrojtës të rinj nga Premier League, La Liga dhe Ligue I, një prej të cilëve njohës i mirë i Serie A pasi ka luajtur më parë me Inter dhe Cesenan, Davide Santon. /albeu.com/
Shtuar më 23/10/2013, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori