E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Milan, 4 emra për krahun e majtë (FOTO LAJM)

Guilherme Siqueira - Atletico Madrid
Ardhja e Alessio Cercit dhe tratativa intensive me Romën për Mattia Destron po sjellin shumë energji pozitive në merkaton e Milanit, por për Filippo Inzaghin arfhja e një tjetër sulmuesi nuk mjafton për të synuar vendin e tretë në fund të sezonit.

Tekniku kuqezi kërkon përforcime edhe në mbrojtje, veçanërisht në krahun e majtë aty ku Milani nuk ka mundur të gjejë garanci gjatë gjithë sezonit.

Objektivi i parë është Guilherme Magdalena Siqueira, futbollist i Atletico Madrid. Milani ka filluar diskutimet me kampionët e Spanjës, por vështirë që të arrihet akordi për një huazim duke parë që "Los Colchoneros" kanë paguar 10 milionë euro për brazilianin.

Për këtë arsye, sipas asaj që shkruan "TuttoSport", kuqezinjtë po ndjekin edhe tre emra të tjerë. Dy prej tyre janë pjesë e Serie A, ndërsa i treti është italian por vjen nga Premier League. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2015, ora 10:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori