Milan, 5 "misionet" e Inzaghit për këtë sezon
Pëlqej
Milani i ri i Filippo Inzaghit vijon dita-ditës të marrë formë. Pas vështirësive të para gjatë turneut miqësor në SHBA, kuqezinjtë gradualisht kanë dhënë sinjale inkurajuese. Sigurisht rruga për të bërë është ende shumë e gjatë dhe për këtë fakt është i vetëdijshëm dhe tekniku kuqezi.

Mungesa e pjesëmarrjes në kupat europiane vë kampionatin si prioritetin kryesor të sezonit, por sipas të përditshmes italiane "La Gazzetta dello Sport", nuk është vetëm titulli synimi i Super-Pippos, por ky i fundit ndjek dhe 5 objektiva të tjerë.

Krenaria e humbur - Në vitet e fundit, mbi të gjitha për shkak të largimit të disa prej "senatorëve" kuqezi, dukej se Milani kishte humbur shpirtin dhe vlerat e klubit. Në këtë pikë Inzagi ka nisur menjëherë punën për t’i transmetuar edhe një herë lojtarëve tij ADN-në e "Djallit" dhe përgjigjet e para duken inkurajuese.

Rifitimi i tifozëve - Trajneri i Milanit, që në ditën e tij të parë të punës, rrëfeu objektivin e tij madhor për këtë sezon: "Një nga synimet e mia është që të rikthehej tifozët të shumtë në numër në ‘San Siro’. Për ta bërë këtë duhet që të bëjmë ndeshje të mëdha në aspektin teknik, por dhe të tregojmë një krenari të madhe duke luftuar me të gjitha forcat për të nderuar fanellë", tha ai në konferencën e parë për shtyp si trajner i Milanit.

"San Siro, fortesa e Djallit" - Një tjetër objektiv i Milanit të ri është të rikthejë stadiumin e tij në "armën" më të fortë kur ekipi luan në shtëpi. Në sezonet e fundit, në fakt, shumë skuadra kanë dalë me pikë nga "tempulli i Djallit" dhe kjo tendencë duhet të ndryshojë në këtë sezon.

Filozofia e re - Që nga dita e tij e parë e punës, Filipo Inzagi po punon për të ndërtuar një modul të ri: 4-3-3, por pas blerjeve të fundit, tekniku duket se po mendon për të ndryshuar skemën e lojës. Por, pavarësisht modulit të lojës, “Super-Pipo” kërkon që të skuadra të ketë një filozofi precize, duke u rikthyer të jetë dominuese në lojë dhe të bëjë sërish për vete publikun.

Kupa e Italisë - Në të kaluarën nuk ka qenë kurrë një prioritet për Milanin, por në sezonin e fundit Kupa e Italisë kthehet në një objektiv të rëndësishëm. Kalendari favorizon Milanin, i cili luan pothuajse çdo ndeshje në "San Siro" dhe ky është një rast për të mos u humbur. /albeu.com/

Shtuar më 10/09/2014, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori