Milan, “mbreti” i Europës
Albeu.com
Milan, kampion i Europës për të shtatën herë, Maldini për të pestën, por heroi i finales së Athinës, nuk është askush tjetër por Filipo Inzagi, u hakmor në mënyrë madhështore ndaj Liverpulit për finalen dramatike të humbur në Stamboll dy vite më parë. Shikoni golat...Milan, mbret i Europës për të shtatën herë, Paolo Maldini për të pestën, por heroi i finales së Athinës, nuk është askush tjetër por Filipo Inzagi, që më dy golat e tij kundër Liverpulit (2-1), nga një në çdo pjesë, u hakmor në mënyrë madhështore ndaj Liverpulit për finalen dramatike të humbur në Stamboll dy vite më parë. Inzagi u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes nga UEFA. Milani mbylli me fitore një pjesë të parë të zbehtë edhe pse formacioni kuqezi pati një përqindje kontrolli më të lartë se Liverpuli (52-48%). Filipo Inzagi shënoi golin e parë të Milanit në limitin e pjesës së parë, kur devijoi me shpatull një goditje të lirë të ekzekutuar nga Andrea Pirlo. Ky ishte dhe goli i 38 i Pipos qysh prej debutimit të tij në vitin 1998, atëherë me fanellën e Juventusit. Liverpuli goditi për herë të parë në portë në minutën e 10-të me anë të Zherman Penant, por Dida regoi mirë. Në minutën e 17-të, Kaka kontrolloi topin në mënyrë perfekte duke goditur nga larg zonës, por Pepe Reina priti pa problem. Liverpuli rrezikoi më anë të Stivën Xherard në minutën e 23, por kapiteni goditi mbi shtyllën horizontale. Në minutën e 25, Kaka bëri një lëvizje të bukur, por golashënuesi më i mirë Ligës së Kampioneve të këtij edicioni humbi topin pranë zonës. Mesfushori i Milanit, Xhenaro Gatuzo u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 41 kur ndërhyri në mënyrë të gabuar ndaj Ksabi Alonsos.

Edhe pjesa e dytë shfaqi një Milan shumë të kujdesshëm në verprime, ku sërish në “plan të parë” është “Pipogol”, i cili shfrytëzo zgjuarsisht një pas të artë të Kakasë.


Minuta 45 Inzaghi Milan:1 Liverpool: 0


Minuta 83. Inzaghi Milan:2 Liverpool:0


Minuta 89 Kuyt Milan:2 Liverpool:1

Shtuar më 25/05/2007, ora 09:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori