Milan, Armero: Vij në një skuadër të madhe
Pëlqej
Pablo Armero është në Milano për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas të firmosë me Milani. Futbollisti kolumbian ka dhënë disa deklarata për faqen zyrtare të klubit kuqezi ku tregon të gjithë entuziasmin e tij që do të jetë pjesë e "Djallit".

"Vij në një skuadër të madhe, dua të gjej hapësira dhe të bëj mirë. Yepes dhe Zapata? Kam folur dhe më kanë thënë fjalë të mira për Milanin. Kam folur me mister Inzaghin, ka qënë një futbollist që donte të fitonte, atë do të bajë edhe si trajner. Më tha se duhet të jap maksimumin për të qënë titullar", është shprehur Armero.

Më pas kolumbiani vijoi: "Pas Botërorit pushova pak, tani duhet të mendoj vetëm për stërvitjen dhe të jap gjithçka që kur të duhem të jem gati. Festimet? Në fillim duhet të mendoj për fitoren e ndeshjeve, më pas për baletin dhe festimin". /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2014, ora 17:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori