Milan-Arsenal, Allegri: Me sytë nga Ibra
Massimiliano Allegri, tekniku i Milanit, ka përgatitur planin për përballjen ndaj Arsenalit në ndeshjen e së mërkurës në San Siro, të vlefshme për Ligën e Kampioneve. Ky plan është i thjeshtë: “Nuk duhet të hidhemi në sulm. Arsenali është një skuadër e madhe dhe duhet të bëjmë kujdes. Do të luhen 180 minuta lojë.”

“Duhet të kemi kujdes për të mos bërë gabime si në ndeshjen e vjetshme ndaj Tottenham (Milani u mund 0-1 në Itali). Duhet të kujdesemi për fazën mbrojtëse të lojës, të kemi durim dhe të mos lejojmë kundërsulmet e Arsenalit sepse kanë lojtarë të mëdhenj, jo vetëm Van Persin”, theksoi Allegri.

Përsa i përket tre lojtarëve të rikthyer nga dëmtimi, Boateng, Pato dhe Nesta, trajneri i kuqezinjve sqaroi: “Nuk mendoj se mund ta nisin ndeshjen nga fillimi, por deri nesër mbase ndërroj mendje. Gjithsesi, është kënaqësi t’i shohësh sërish me ekipin.”

Allegri është i bindur se Ibrahimovic do të bëjë një ndeshjemadhe ndaj ekipit anglez, duke lënë pas problemet e fundit të tij në kampionat ku është pezulluar për tre ndeshje pas një shuplake që i dha mbrojtësit Aronica, lojtarit të Napolit.

Ibra gëzon një formë të mirë fizike dhe psikologjike. Për këtë arsye ai do të luajë një ndeshjemadhe”, deklaroi Allegri. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2012, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori