Milan - Arsenal, notat e lojtarëve (FOTO LAJM)

Arsenali ka marrë një fitore të madhe në transfertë kundër Milanit me rezultatin 0-2 në "San Siro".

Topçinjtë të dy golat i shënuan në pjesën e parë me Henrikh Mkhitaryan (15') dhe Aaron Ramsey (45+4).

Nota më e lartë në këtë takim shkoi për golashënuesin e parë të Arsenalit, Henrikh Mkhitaryan.

Paraqitje të mirë patën edhe dy mesfushorët Aaron Ramsey që shënoi golin e dytë dhe Mesut Ozil që kontribuoi me dy asistime.

Dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi luajtën gjatë 90 minutave në këtë takim.

Të dy futbollistët patën paraqitje të mira, ku Xhaka u vlerësua me notën 7,1 ndërsa Mustafi 7,2.

Kapiteni i Milanit, Leonardo Bonucci pati notën më të ulët në këtë sfidë me 5.8.

Ndeshje kthyese mes dy skuadrave luhet më 15 mars në Londër me fillim nga ora 21:00. /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2018, ora 21:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori