Milan, Atletico në pole-position për Cercin
Pëlqej
Alessio Cerci gjithmonë e më pranë Primera Division. Sipas asaj që shkruan sot spanjollja "AS", Atletico Madrid qëndron në pole-position për shërbimet e yllit të Torinos: oferta prej 16 milionë eurosh e "Los Colchoneros" nuk ëshrë kaluar as nga Milani dhe as nga Inter, skuadrat italiane më të interesuara, dhe as nga Monaco me të cilin Urbano Cairo runa kontaktet.

Torino e vlerëson kartonin e Cercit me 20 milionë euro, por në mungesë të një oferte të tillë klubi granada mund të mjaftohet me ofertën e kampionëve të Spanjës. /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2014, ora 12:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori