Milan barazon, leshon kreun e tabeles
Pëlqej
Albeu.com
Barazimi i mbremshem me Leccen, i pamundëson Milanit që të kthehet në krye të tabelës, kështu që kryesimi i Rossonerëve i cili u arrit pas katër vitesh, zgjati vetëm një javë.Skuadra e Milanit ka dështuar të shënojë fitore kundër skuadrës së Lecces në Stadio Via Del Mare, pasi vendasit kanë arritur ta barazojnë rezultatin në fund të takimit.

Qëllimi i skuadrës vendase ishte që të nxirrte një pikë nga ky takim prandaj gjatë gjithë ndeshjes Lecce është mbrojtur.

Rossonoret arritën që të shënonin gol me anë të Ronaldinhos (79’) pas një pasimi të porsainkuadruarit në lojë, Alexandre Pato.

Mirëpo, Lecce ia arriti qëllimit që kishte që nga minuta e parë e ndeshjes, pasi që në minutat shtesë e barazoi rezultatin në 1-1 me anë të golit të Andrea Espositos.
Shtuar më 10/11/2008, ora 14:26
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori