Milan-Barça: Mediat madrilene sulmojnë arbitrin gjerman
Nuk është vetëm Milani dhe tifozët e tij që janë mëtzitur nga arbitrimi i gjermanit Wolgang Stark në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Barcelonës, por për të mbrojtur kuqezinjtë mendon edhe shtypi madrilen, të cilave u duhet pak për të sulmuar rivalët katalanas.

Si "Marca" ashtu edhe "As" shkruajnë në faqet e para të tyre kundër vendimeve të arbitrit gjerman, sipas të cilave ka favorizuar qartazi Barcelonën, veçanërisht penalltia e dhënë pas kontaktit të Alberto Aquilani me Xavi Hernandes.

Gjykimi i djeshëm i Stark la për të dëshiruar por edhe vetë klubi i Milanit, stafi teknik apo futbollistët, të paktën deri tani, nuk ka bërë ndonjë ankesë zyrtare ndaj arbitrimit. /albeu.com/
Shtuar më 24/11/2011, ora 10:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori