Milan-Barça, nga Thiago Silva te Keita
Gazeta katalanase "El Mundo Deportivo" rikthehet edhe sot mbi objektivat e merkatos së Milan dhe Barcelonës. Blaugranat në fakt janë shumë të interesuar në transferimin e mbrojtësit brazilain Thiago Silva në Katalunjë sezonin e ardhshëm.

Dhe në pjatën e marrëveshjes Barcelona ka vendosur kartonin e mesfushorit nga Mali, Seydou Keita, i cili kërkohet prej kohësh nga skuadra kuqezi.

Por skenari duket se nuk i bind drejtuesit e Milan pasi diferenca e vlerës së Thiago Silva me atë të Seydou Keita është shumë e madhe. /albeu.com/
Shtuar më 02/05/2012, ora 14:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori