Milan bën detyrën në ndeshjen e fundit, mposht pa vuajtje Cagliarin (VIDEO)
Milan ka mbyllur sezonin në pozitën e gjashtë në tabelë.

Skuadra e Milan ka shënuar fitore me rezultatin 3:0 në përballjen kundër Cagliarn.

Tri pikët ishin të rëndësishme për Milan që tashmë ka siguruar garat evropiane (Liga e Evropës) për sezonin e ardhshëm.

Milan kaloi në epërsi pas vetëm 10 minutave lojë, pas autogolit të Ragnar Klavan.

Në pjesën e dytë, Zlatan Ibrahimovic shënoi një herë në minutën e 55’ kurse, dy minuta pas tij shënoi Samu Castillejo për rezultatin final 3:0.

Me këtë fitore, Milan shkon në kuotën e 66 pikëve, për pozitën e gjashtë në tabelë.

Cagliari mbetet me 45 pikë për pozitën e 13-të.
Shtuar më 01/08/2020, ora 22:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori