Milan, Berlusconi shet 75% të klubit te kinezët
Milani i është shitur kinezëve. Lajmi raportohet nga agjensia "Askanews" që konfirmon se si vetë Silvio Berlusconi e ka pranuar një gjë të tillë.

"Shitja e 75% të aksioneve të Milanit te kinezët është fakt i kryer tashmë. Duhen edhe disa muaj për të zbardhur detajet".

Këto janë fjalët e presidentit kuqezi që si garanci ka kërkuar edhe qëndrimin e vajzës së tij, Barbara, në rolin e Administratores së Deleguar të klubit, raporton Portali Albeu.

Kostoja e operacionit duhet ti kalojë një miliard euro dhe ndopshta mund të arrijë në një miliard e gjysmë.

Ende nuk ka asgjë zyrtare nga klubi kuqezi si dhe nuk dihet se kush është miliarderi kinez që ka blerë aksionet e klubiz.../albeu.com/
Shtuar më 02/04/2015, ora 15:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori