Milan, "Big"-ët e Premier League pas Balotellit
Pëlqej
Mario Balotelli mund të kthehet në Premier League. Këtë mëngjes gazetat britanike "The Daily Telegraph" dhe "Star" konfirmojnë zërat që nisën të përhapeshin ditën e djeshme.

"Liverpool është gati ti bëjë një ofertë Milanit për sulmuesin: huazim me të drejtë blerjeje për një shumë tashmë të caktuar", shkruajnë mediat nga ishulli.

Klubi kuqezi ka bërë me dije se nuk do ta japë futbollistin në huazim por ka ende disa ditë deri në mbylljen e merkatos së verës.

Por sipas optimizmit të gazetave britanike transferimi i Super-Marios në "Anfield Road" mund të zyrtarizohet nga momenti në moment.

Por sipas "La Gazzetta dello Sport", për Balotellin interesohen edhe Chelsea dhe Arsenal, ndërsa agjenti i tij Mino Raiola ndodhet në Londër për të diskutuar me "Topçinjtë" transferimin e Manolas. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2014, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori