Milan bllokon Juven, CR7 shmang humbjen (VIDEO)


Juventus dhe Milan janë ndarë në barazim 1-1 në San Siro në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë, shkruan Albeu.com.

Pas një pjese të parë pa gola të dominuar lehtësisht nga Milani, në të dytën vendasit kaluan në epërsi me Rebic.

Por skuadra e Piolit luajti me një lojtar më pak në 20 min e fundit pas kartonit të dytë të Theo Fernandez.

Nga kjo përfitoi Juve që rriti presionin në sulm dhe barazoi në shtesë rezultatin falë CR7 i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë, penallti të cilën e fitoi vetë.

Ndërkohë ndeshja e kthimit luhet në 4 mars në "Allianz Stadium". /albeu.com/



Shtuar më 13/02/2020, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori