Milan, Bonaventura: Kjo fanellë, një ëndërr për mua
Pëlqej
I intervistuar nga "Milan Channel", blerja e re e "Djallit" Giacomo Bonaventura ka folur për transferimin e tij in-extremis drejt klubit kuqezi. "Kisha shumë kohë që prisja një mundësi të tillë. Milani është klubi më i rëndësishëm që mund të shfrytëzoja. Isha shumë i lumtur të hënën dhe me gjithë këto që më ndodhën në pak orë është normale të jem shumë i eomocionuar", ka thënë ish lojtari i Atalantas.

Inzaghi? "Fola në telefon menjëherë pas firmës, më uroi fat të mbarë dhe më inkurajoi. Është shumë bukur të vish këtu te Milani, të takosh Gallianin dhe të veshësh këtë fanellë. Për mua është një ëndërr. Jam një mesfushor ofensiv, mund të bëjë edhe qëndërmesfushorin por edhe sulmuesin e dytë. Jam në dizpocion të stafit teknik", përfundoi Giacomo Bonaventura. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2014, ora 15:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori