Milan, Cerci ndihet i tradhtuar nga Inzaghi
Pak javë më parë Milanello dukej si një oaz për karrierën e sulmuesit italian Alessio Cerci, i cili kërkoi me çdo kusht rikthmin në Itali pas 6 muajve në hije te Atletico Madrid, por tashmë edhe ky destinacion po kthehet në një shkretëtirë. Klima e tensionuar për shkak të aktivizimit të pakët nga Inzaghi, duket se ka arritur kulmin sepse nuk ishte kjo karriera që Cerci kishte ëndërruar si kuqezi.

Nëse vazhdon me këtë hap, atëherë ish bomberi i Torinos rrezikon të përjetojë të njëjtën eksperiencë si te "Los Colchoneros".

13 minuta me Empolin dhe vetëm 9 me Cesenan nuk janë aspak të mjaftueshme për të bindur ambjentin kuqezi që po jeton një nga sezonet më të errëta të epokës Berlusconi.

Fjalën e parë për zgjedhjen e titullarëve e ka trajneri, por Cerci mori fjalën që do të kishte një pozicion të privilegjuar në skemat e Inzaghit dhe në këtë mënyrë kanë nisur edhe zerat e parë për një krisje mes palëve. Lojtari nuk e ka mirëpritur aspak stolin dhe pas ndershjes me Cesenan, Inzaghi i shpjegoi se zgjedhjet që bën janë në funksion të skuadrës. Një përgjigje aspak e pëlqyer nga sulmuesi, i cili duhet të zbulojë formulën e saktë për të bindur trajnerin.

Muaji i mjaltit zgjeti shumë pak, tashmë lojtari i Kombëtares Italiane nuk është më sulmuesi që të gjithë ëndërronin për Krishtlindje. Cerci është pjesë e një Milani të sëmurë që ka nevojë për ilaçin e grupit sepse një tjetër sezon pa Europën do të ishte një tragjedi në Milanello. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2015, ora 10:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori