Milan, dëmtohet sërish El Shaarawy
Pëlqej
Nuk kanë fund telashet për sulmuesin italian të Milanit, Stephan El Shaarawy. Bomberi kuqezi që rifitoi vendin e titullarit në ndeshjen e parë sezonale kundër Lazios, rikthehet sërish në bokse për shkak të një dëmtimi.

Lojtari me origjinë egjiptiane që sezonin e shkuar e kaloi në infermieri, vuan nga një dëmtim në kaviljen e djathtë por në Milanello nuk alarmohen pasi sipas stafit mjekësor, bëhet fjalë për një dëmtim të lehtë.

El Shaarawy nuk u kthye në formë të mirë nga impenjimi me kombëtaren e Italisë në Oslo dhe me shumë mundësi do të mungojë në tranefertën e Reggio Emilias në Parma për të mos rrezikuar rëndimin e dëmtimit.

Dëmtimi i "Faraonit" i hap rrugën debutimit të Fernando Torres që do të luajë në repartin e avancuar bashkë me dyshen Menez-Honda.

Ndeshja Parma-Milan do të luhet ditën e dielë në ora 20:45. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 13:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori