Milan-Diego Lopez, diskutohet paga
Pëlqej
Operacioni "Diego Lopez" është në qendër të mendimeve të Administratorit të Deleguar të Milanit, Adriano Galliani, i cili po dialogon në dy fronte e madje me rezultate pozitive. Nga Real Madrid ka ardhur miratimi duke qenë se Florentino Perez ka dhënë ok për shitjen me kushtin që vetë portieri ta dëshirojë diçka të tillë. Në këtë pikë për të mbyllur gjithçka është me rëndësi vendimtare që të merret edhe miratimi i vetë futbollistit që përfaqësohet nga menxaheri i tij Manuel Garcia Ouilon.

Diego Lopez kërkon garanci ekonomike të përshtatshme për të. Te Reali fiton 1.8 milionë eurosezon dhe ka si objektiv që ta përmirësojë situatën e tij ekonimike. Milani i ofron një pagë që vërtitet rreth 2.5 milionë eurosezon, por kërkesa e portierit për momentin është më e lartë. /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2014, ora 13:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori