Milan, dopio-goditje nga Cagliari (FOTO LAJM)

Davide Astori
Emri i tij u përmend shumë nga tifozët kuqezinj gjatë merkatos së verës, kur drejtuesit e Milan menduan më shumë për sulmin se sa për mbrojtjen: Davide Astori dukej njeriu i duhur për të përforcuar prapavijën e skuadrës së Massimiliano Allegrit. Qëndërmbrojtësi i Cagliarit është sërish në orbitën e Milan dhe sipas "TuttoSport" mund të mbërrijë në Milanello që në janar.


Kërkesat e presidentit sard Massimo Cellino janë gjithmonë të larta, rreth 10 milionë euro, por përveç mbrojtësit Milan kërkon edhe talentin tjetër të Cagliarit, Nicola Murru. /albeu.com/
Shtuar më 19/11/2013, ora 10:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori