Milan vazhdon të interesohet për fantazistin e
Lazios di Anderson
Hernanes de Carvalho Viana Lima, i njohur nga të gjithë si
Hernanes, i cili pëo kalon sezonin më të keq te bardhekaltrit. Kontrata e tij skadon në vitin 2015, por vështirë të rinovojë ndaj dhe
Milani po punon për ta sjellë në "San Siro". Braziliani mund të luajë jo vetëm si trekuartist por edhe në qëndër të mesfushës duke i dhuruar Alegrit lojtarin e duhur për të plotësuar mesfushën me Montolivon dhe De Jong.
Milani nuk do të shpenzojë para dhe duke parë nevojën e
Lazios për një
sulmues është i gatshëm të ofrojë Alessandro Matrin dhe Giampaolo Pazzinin për të bindur Claudio Lotiton të shesë
Hernanes në janar.
Përndryshe do të pritet qershori kur pesha e mosrinovimit të jetë më e rëndë për klubin kryeqytetas. /albeu.com/
Shtuar më 14/12/2013,
ora 12:23