Milan, dy emra për pasardhësin e Balotellit (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Sulmuesi spanjoll i Chelsea-it Fernando Torres dhe kamerunasi Samuel Eto’o, i cili momentalisht është pa kontratë, janë dy lojtarët e shënjestruar nga Milani i cili po kërkon një sulmues për të zëvendësuar Mario Balotellin.

Adriano Galliani ka hyrë në bisedime me Chelsea-in përsa i përket Torres dhe në orët e ardhshme ky operacion merkatoje mund të ketë më shumë zhvillime. 30-vjeçari iberik momentalisht te “Blutë e Londrës” përfiton 8 milionë Euro në sezon një shumë e lartë kjo për arkat e Milanit, por nëse ish sulmuesi i Liverpool-it vendos të përgjysmojë pagën një kalim i mundshëm i tij te Milani mund të realizohet me sukses.

Për të bindur Chelsea-n, 18-herë kampionët e Italisë nuk pritet të hasin vështirësi pasi skuadra e Jose Mourinhos prej kohësh po përpiqet të gjejë një destinacion të ri për Torresin që në “Stamford Bridge” ka shumë pak hapësira. Më e vështirë është rruga që të çon te Eto’o, pasi sulmuesi kamerunas është në bisedime edhe me Evertonin dhe Liverpool-in. Samuel Eto’o tashmë 33-vjeçar kërkon të firmosë një kontratë 2-vjeçare me një pagë prej 3,5 milionë Eurosh në sezon. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2014, ora 16:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori