Milan e hoqi se ishte më i dobët se Kalinic, por ai shkon dhe ndal Atletikon
Pëlqej
Ndërkohë që Milani vuante të shënojë gol ndaj Juventusit në ‘San Siro’, një ish milanist bëri të heshtë stadiumin ‘Wanda Metropolitana’, të Atletikos së Madridit.

Carlos Baca shënoi në minutën e 81-të të takimit Atletiko Madrid-Villareal dhe barazoi rezultatin duke i dhënë një pikë me mjaft vlerë skuadrës së tij.

Skuadra e Simeones gjeti avantazhin në minutën e 61-të, me anë të Correas, i cili shfrytëzoi më së miri një asist të Griezmann, por nuk arriti të mbyllë sfidën me fitore.

Ky ishte një hap fals për Atletikon, sepse pas Valencias, mund t’i shkëputet edhe Reali i Madridit, ndërsa ndiqet nga 4-5 skuadra të tjera, që synojnë një vend në Champions League./albeu.com/
Shtuar më 29/10/2017, ora 09:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori